B

C

Top Books on madhi




1. I madhi gatsbi


Çdo njeri në Amerikë, në një mënyrë ose tjetër, ka dëgjuar për emrin e Francis Skot Fitzxherald, dhe sidomos për librin e tij të famshëm "The Great Gatsby." Përveç kësaj vepra letrare e tij është përkthyer dhe në shumë gjuhë të tjera të botës. Romani "I Madhi Gatsbi" tani vjen për lexuesin shqiptar, në gjuhën shqipe. Dhe për çdo rast, në qoftë se keni parë filmin e fundit, të bazuar në këtë libër, The Great Gatsby (2013), mund të thuhet pa hezitim se me gjithë bukurinë dhe madhështinë e filmit, ai është vetëm një pjesë e bukurisë dhe madhështisë së librit. Francis Skot Fitzxherald është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë Amerikane të sheullit të 20-të. Ai shkroi dhe botoi në vitet 1920-1940. Emri i tij është i lidhur pa-ndarësisht me Dekadën e Artë ose të quajtur dhe Koha e Xhazit, një term që autori në fjalë e formuloi. "I Madhi Gatsbi," ky roman egzemplar i Kohës së Xhazit është lexuar e mbajtur nga breza të tërë lexuesish brënda dhe jashtë Amerikës. Historia e të pasurit Xhej Gatsbi, dashuria e tij për të bukurën Dejzi Bjukenen dhe partit estravagante në Long Ajlend janë një reflektim i asaj dekade të veçantë në jetën amerikane. "I Madhi Gatsbi" është një roman klasik i letërsisë Amerikane të shekullit të 20-të. Leximi i tij është rrëmbyes dhe emocional, por mjaft i bukur për të gjitha moshat, të reja e të vjetra, si dhe për më të rinjtë shqiptarë-amerikanë të cilët ndoshta kanë kuriozitet të lexojnë në gjuhën shqipe atë që kanë lexuar në klasë në anglisht, dhe te kujtojnë e ruajnë në këtë mënyrë gjuhën e nënës.

ISBN10 Number - 1501026828


Date of Publication - Oct 29, 2014


Number of Pages 250


Publisher - CreateSpace Independent Publishing Platform

© 2020 Vimarsana