Brunilda Lilo emërohet Avokate e Përgjithshme e Shtetit
28/06/2021 TIRANÃ, 28 qershor/ATSH/ Brunilda Lilo do të jetë Avokatja e re e Përgjithshme e Shtetit. Vendimi për emërimin në këtë post të Lilos është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në vendim thuhet se me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga ky post të Enkelejda Muçaj dhe emërimin e Brunilda Lilos. Muçaj mbante këtë post prej marsit të 2020-s. Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike. Qël...