Shkaktoi aksidentin me vdekje në Pogradec, arrestohet shoferi 22-vjeçar
04 Gusht, 2021 11:01 Madhësia e tekstit: Një i ri ka rënë në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident me vdekje të një 18-vjeçari. Burime zyrtare bënë me dije se në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal të Pogradecit. Ky i fundit akuzohet se në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtue...