Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot
Telegrafi Foto: Arkiv 16 orë Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën debatohet për punën e Qeverisë Kurti për 100 ditët e para të qeverisjes vazhdon sot. Seanca e nisur të hënën vazhdon sot në ora 10:00. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk krahasohet me ish qeveritë e kaluara. Kurti tha se gara e tij nuk është me të kaluarën, por me të ardhmen. Sipas tij, këto 100 ditë janë kthesë drejtë zhvillimit. Para deputetëve, kreu qeveritar ka paraqitur edhe të arriturat, që siç tha janë realizuar në këta muaj qeverise.