Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës
Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës July 29, 2021 Andi Bushati Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua për arsye të paqarta me shumë orë vonesë nga sa ishte paralajmëruar, do të kishte qenë katastrofik për çdo lloj pushteti në një regjim demokratik. Shitblerja masive e votës, fshirja e kufirit midis partisë qeverisëse dhe shtetit, frikësimi i votuesve dhe mbi të gjitha vjedhja e të dhënave të tyre personale, për qëllime elektorale, do të kishin qenë të mjafta për të diskredituar arkitetktët...