Rama kujton 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rama kujton 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës Linku i lajmit u kopjua 15 orë Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Srebrenicës, masakër kjo më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. 26-vjetorin e gjenocidit e ka kujtuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai në Facebook ka publikuar edhe një fotografi. “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës”, ka shkruar Rama. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.