Gati marrëveshja e huasë për të financuar "Lungomare 2"
Gati marrëveshja e huasë për të financuar “Lungomare 2” Gati marrëveshja e huasë për të financuar “Lungomare 2” Shpërndaje 15:53 13/06/2021 Qeveria do të marrë 30 milion dollarë kredi nga Fondi Saudit për Zhvillim me qëllim rimodelimin e 10 kilometrave që lidhin rrugën e plazhit të Vlorës duke nisur nga pika e Ujit të Ftohtë deri në Orikum. Projekti do të shërbejë jo vetëm për të rikonstruktuar pjesën e segmentit ku kalojnë automjetet, por dhe për të krijuar një hapësirë të dedikuar për këmbësorët duke i ngjarë vijimit të Lungo Mares.