4 muaj nga marrëveshja/ Njohja e patentave shqiptare në Itali mbetet në letër, emigrantët përballen me refuzimin për konvertim
16 seconds më parë Teksa kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga firmosja e marrëveshjes, çështja e njohjes së patentave të emigrantëve shqiptarë në Itali vijon të mbetet pezull. Pas një kërkese për informacion lidhur me zbatimin e saj, Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dha këtë përgjigje: “Në referim të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik. Ndërkohë, ju ftojmë që për çfarëdo lloj problemi t’i drejtoheni ambasadës suaj në Romë.”