Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët e rinj pranë SPAK-ut July 24, 2021 Adnan Xholi dhe Dorina Bejko do të jenë dy prokurorët e rinj pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kandidaturat e tyre u miratuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me votë unanime, Këshilli vendosi caktimin për një periudhë tremujore të Erjon Shehajt, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë; Pierind Çukajt, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë; Durim Bedinit, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë; Julian Çafkës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër; Lazër Çardakut, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.