Dita fushore në Korçë/ Qendrat e transferimit

Dita fushore në Korçë/ Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore rol kryesor për orientimin e fermerëve


28/06/2021
TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, bën të ditur se, “qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) po forcojnë rolin e tyre në orientimin e ekonomisë bujqësore”.
“Në ditën fushore që u organizua nga QTTB Korçë, nga dhjetëra kultivarë të grurit, elbit e patates të eksperimentuara nga kjo qendër, llojet me rezultatet më të larta do të jenë pjesë e aplikimit në fushë të gjerë dhe drejt të cilave do të orientohen fermerët”- thekson Ekonomi.
Në ditën fushore, fokus ishte njohja me eksperimentet e kryera nga ky institucion me 10 kultivarë të grurit, prej të cilave tre llojet më të përhapura në zonën e Korçës, 8 kultivarë të elbit, dhe 11 kultivarë të patates.

Related Keywords

, Centers To Transfer Technologies Agricultural , Center Transfer To Technologies Agricultural , It Center , Development Rural , Day Plains , Milva Economy , Technologies Agricultural , Dhimo Useless , Center Transfer , அது மையம் , வளர்ச்சி கிராமப்புற , மையம் பரிமாற்றம் ,

© 2025 Vimarsana