Incidenca e infektimeve me Corona po rritet, përjashtohen kufizimet Incidenca shtatë ditore vazhdon të rritet në Gjermani dhe tani ka kaluar mbi 10 të infektuar në 100.000. Por autoritetet përjashtojnë mundësinë e aplikimit të kufizimeve në vend. Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se në fundjavë (18.07) janë shënuar 1.292 rate të reja pozitive ndaj virusit Corona. Kjo është 547 më shumë se të dielën një javë më parë, kur u raportuan 745 raste të reja infektimesh. Incidenca shtatë ditore është rritur në 10, nga 9,4 që ishte një ditë më parë. Kjo është shifra që tregon se sa njerëz janë infektuar me koronavirusin në 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit. Gjatë ditës së shtunës janë shënuar edhe tri raste vdekjesh, që kanë lidhje me virusin Corona. Kjo rrit numrin e vdekjeve të raportuara në 91,362 në Gjermani. Deri tani në Gjermani janë shënur 3.7 milionë teste pozitive ndaj këtij virusi.