Mes përplasjesh në Komisionin për Ekonomi miratohen emrat për bord të AKP-së Linku i lajmit u kopjua 20 orë / E përditësuar Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjell mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kryetari i komisionit, Ferat Shala tha se është për emërimin e këtij bordi, porse tha se pikërisht tek kryesuesi i këtij bordi, Nazmi Mikullovci ka konflikt interesi.