21 Korrik, 2021 01:00 Madhësia e tekstit: Pabarazia midis grave dhe burrave në tregun e punës që u përkeqësua për shkak të pandemisë së COVID-19 do të vazhdojnë, ku do të ketë 13 milionë gra më pak të punësuara në 2021 krahasuar me 2019 ndërsa punësimi i burrave do të rimëkëmbet, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). “Megjithëse rritja e parashikuar e vendeve të punës në 2021 për gratë tejkalon atë të burrave, megjithatë do të jetë e pamjaftueshme për t’i rikthyer gratë në nivelet e punësimit para-pandemisë”, thuhet në raportin e ONP-së.