U kthyen në Kosovë 27 të mbijetuar të aksidentit të së dielës në Kroaci 2 hours ago share Print Të martën mbrëma arritën në Kosovë 27 nga ata që i mbijetuan aksidentit të së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë. Në Aeroportin e Prishtinës ata arritën me avion nga Osijeku i Kroacisë dhe më pas u përcollën nëpër familjet e tyre, një pjesë e të cilëve kishin dalë për t’i pritur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se 15 të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Sllavonski Brodit, ndërsa dy prej tyre - njëri në gjendje të rëndë - janë nën kujdesin intensiv.