I kërkuar për vrasjen e dy personave, 52 vjeçari në Shkodër u plagos nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij
Ardjan Narkaj është 52 vjeçari i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit pë arrestimin e tij. Narkaj është një person i shpallur në kërkim, pasi është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Mësohet se Ardjan Narkaj ka marrë 3 p...