Bushi publikon listën e Shpresave, surprizë mungesa e sulmuesit më të mirë
Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Alban Bushi, ka bërë sot publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve në Europianin e kësaj grupmoshe, ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës. Ajo që bie në sy është prania e vetëm 6 futbollistëve nga kampionati shqiptar, ku dy prej tyre janë nga Tirana e Kategorisë së Parë. Megjithatë, nuk mungojnë emra që janë larguar së fundmi nga Superiorja si Ramadani e Hebaj. Në krahasim me grumbullimin e kaluar të përfaqësueses për sfidën me Estoninë, në radhët e kuqezinjve mungojnë Taulant Sefer...