Marash Kumbulla shënon në fitoren e Romës në ndeshjen parasezonale ndaj Terana
Telegrafi Linku i lajmit u kopjua 23 orë Carles Perez dhe Marash Kumbulla shënuan golat ndërsa Roma e Jose Mourinhos mundi skuadrën e sapo promovuar në Serie A Ternana me rezultat 2-0, me Edin Dzeko që përsëri kishte shiritin e kapitenit. Giallorossët kishin mposhtur ekipin lokal Montecatini me rezultat 10-0 në miqësoren e tyre të parë parasezonale, por kishte një konkurrencë më të ashpër këtë mbrëmje. Mourinho vendosi lojtarët e tij me një formacion 4-2-3-1, duke përdorur Perez, Henrikh Mkhitaran dhe Nicola Zaleëski pas qendërsulmuesit Dzeko.
Source: telegrafi.com