PD mbledh sot kuvendin kombëtar. Basha tregon rrugën për 4 vitet në vijim
Shtatë mijë e pesëqind delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mblidhen sot për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike. Por, kjo nuk është pika e vetme për të cilën janë thirrur demokratët të kuvendojnë. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritikët e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia. Peshën kryesore në Kuvend pritet te mbajë Lulzim Basha, i cili pritet te përcjellë edhe mes...
Source: kohajone.com