Gjermania e para për nga numri i azilkërkuesve në BE | Gjermania | DW
Gjermania e para për nga numri i azilkërkuesve në BE Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Gjermani ka pasur më së shumti kërkesa për azil politik. Kjo shihet qartë nga shifrat e Komisionit të BE-së për gjysmën e parë të vitit. Me 47.231 kërkesa të reja për azil në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas shifrave aktuale, Gjermania është në vendin e parë në Bashkimin Evropian për nga numri i kërkesave për azil. Pasojnë Franca (me 32.212 kërkesa), Spanja (25.823) dhe Italia (20.620). Në fund të listës janë Letonia (58), Estonia (30) dhe Hungaria me vet...
Source: dw.com