Vaksinat nga Pfizer, shkarkimi i anëtarëve të KPMSHCK-së, arrestimet për korrupsion me subvencione dhe deklarata e Stoltenbergut - top lajmet e javës
Javën që po lëmë pas në vend kanë ardhur dy kontingjente me vaksina nga marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me kompaninë Pfizer. Në total nga këto dy kontingjente kanë ardhur 188,370 vaksina, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se me ardhjen e vaksinave do të ketë ritëm të ri të këtij procesi. Po javën që po lëmë pas Kuvendi i Kosovës shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion ku ka arrestuar 21 persona të dyshuar për korrupsion me subvencione.
Source: telegrafi.com