KLP dhe OPDAT organizojnë trajnimin për etikën e Prokurorit, Ibrahimi: Synimi, rritja e forcimit të besimit të publikut, te sistemi në drejtësi
25 Qershor, 2021 19:49 Madhësia e tekstit: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në bashkëpunim me Zyrën Tejoqeanike të Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit Prokurorial (OPDAT), organizuan sot, në qytetin e Durrësit, një trajnim mbi Kodin e Etikës së Prokurorit dhe standardet më të mira ndërkombëtare, që udhëzojnë sjelljen etike të tij, gjatë dhe jashtë ushtrimit të funksionit. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të Këshillit, këshilltarë ligjorë dhe ekspertë nga misionet OPDAT dhe EURALIUS. Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, falenderoi zyrën e OP...
Source: balkanweb.com