Si e ndryshoi pandemia stilin e veshjes së shqiptarëve
“Shekulli Group” Publikuar më E. V Teksa veshjet e mbrëmjes dhe të eventeve kanë pësuar rënie drastike, ato “casual” dhe sportive e ndien tronditjen vetëm në fillim të pandemisë, duke iu kthyer normalitetit gradualisht. Mbyllja e kufijve rriti shpenzimet brenda vendit, stili bëhet më “i rehatshëm”. Disa sezone të humbura, depo të tëra të mbushura me stoqet e veshjeve që nuk panë kurrë vitrinat e dyqaneve dhe humbje të jashtëzakonshme financiare janë ato që përjetoi industria e modës që nga nisja e pandemisë në fillim të vitit 2020 e deri më tani.