Gjermania parashikon masa të reja në vjeshtë Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Ata që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Propozimet kanë shkaktuar kritika. Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, "Frankfurter Allgemeine Zeitung" dhe "Süddeutsche Zeitung".