Samiti i G7 në Londër, DW: Fotografi të bukura, vendime të paqarta
Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo është ajo që mbetet nga samiti i G7 në Cornwall. Shtetet e Bashkuara janë përsëri në tryezë, por vetëm kjo nuk i zgjidh problemet me klimën ose me Kinën. Kishte shumë fotografi të bukura. Drita e diellit dhe peizazhi piktoresk i Cornwall-it ishin një mjedis i mirë për atë që ishte ndoshta sinjali më i rëndësishëm i takimit: SHBA është kthyer: “Amerika është kthyer” në vend të “Amerika e para”. Multilateralizmi është përsëri i mundur. Joe Biden-i është një President i Shteteve të Bashkuara n...