Drejtuesit gjermanë të biznesit kërkojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimit në SHBA | Gjermania | DW
Drejtuesit gjermanë të biznesit kërkojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimit në SHBA Ndër vite Gjermania ka investuar triliona dollarë në SHBA. Gjurmët e ekonomisë gjermane janë kudo nëpër kontinent. Por kufizimet e pandemisë në SHBA vazhdojnë të pengojnë udhëtimet e biznesit nga shtetet e BE-së. Kompanitë me pronësi gjermane shtrihen në të gjithë Shtetet e Bashkuara, nga një vijë bregdetare në tjetrën, nga veriu në jug dhe pothuajse kudo tjetër. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, filialet amerikane të firmave gjermane punësojnë rreth 900,000 punëtorÃ...
Source: dw.com