Nga Yuri Kim Përditësimi i fundit 4 Gusht 2021, 10:20
Shenim:
Ky editorial i ambasadores së SHBA-së Yuri Kim u publikua sot në gazetën "Panorama", 4 gusht 2021
Gushti në Shqipëri është kohë për pushim dhe relaksim të merituar dhe, ashtu si shumë prej jush, edhe unë do të shkëputem për një pushim nga puna.
Në të njëjtën kohë, gushti i këtij viti nuk është ai i zakonshmi i viteve të tjera. Ai vjen pas një sfide të pashoqe, teksa Shqipëria ka punuar për të ndjekur një shteg të qëndrueshëm nëpër pandeminë COVID dhe ka vazhduar rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.